Gjykata ka vendosur sot masën e sigurimit ndaj ish-drejtorit të burgut të “Shutkës”, Filip Andov-Sokol dhe të dyshuarve të tjerë pas aksionit të kryer dje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Masat përfshijnë ndalimin e daljes nga vendbanimi, përkatësisht vendbanimin, detyrimin e të dyshuarve që të raportojnë periodikisht te një zyrtar i caktuar në gjykatë, sekuestrimin e përkohshëm të dokumenteve të udhëtimit ose ndonjë dokumenti tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, ndalimin e afrimit ose vendosjes, d.m.th. mbajtjen e kontakteve ose lidhjeve me persona të caktuar, të dyshuar në këtë porcedurë, si dhe ndalimin e aktiviteteve të punës, që kanë lidhje me këtë vepër penale”, thonë nga Gjykata.

Kundër këtyre vendimeve palët kanë të drejtë ankim në Këshillin Penal.

Dje, nën drejtimin e një prokurori publik nga Departamenti i Specializuar për Ndjekjen e Veprave Penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të Policisë së Burgjeve në Prokurorinë Publike Themelore kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin, me urdhër të një gjyqtari të procedurës paraprakë janë kryer bastisje në disa lokacione të Shkupit ku janë ndaluar disa persona./Telegrafi/

Gjykata ju merr pasaportat Filip Andov-Sokoll dhe të dyshuarve tjerë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version