Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka vendosur që ish-ministri Spiro Ristovski, i akuzuar në rastin “Organizatorët e 27 prillit”, është paraburgosur pa arsye.

Me këtë shteti do t’i paguajë Ristovskit 750 euro dëmshpërblim dhe 1.500 euro shpenzime gjyqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në aktgjykim, Gjykata Evropiane thotë se nuk ka prova konkrete se Ristovski mund të arratisej.

“Gjykatat nuk dëshmuan ekzistencën e ndonjë fakti konkret në mbështetje të konkluzioneve të tyre se ekzistonte rreziku i arratisjes”, thuhet në vendimin e GJEDNJ.

Nga atje thonë se nga data 30 korrik 2019 deri më 21 gusht 2020, Spiro Ristovskit i është vazhduar arresti shtëpiak 14 herë për shkak të rrezikut të arratisjes.

Përveç Ristovskit, për vazhdim të paarsyeshëm të paraburgimit është dënuar edhe shefi i departamentit për njësitet speciale në polici, Mitko Peshov, i cili është dënuar me 15 vjet burg për ngjarjet e 27 prillit./Telegrafi/

 

Gjykata e Strasburgut: Spiro Ristovski është paraburgosur në mënyrë të pajustifikueshme për rastin e “27 prillit” appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version