Gjykata e Apelit në Shkup e ka shfuqizuar aktgjykimin e Gjykatës Penale në rastin kundër ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Gjykata e Apelit më 6 shtator ka sjellë vendim që lëndën ndaj Zekirit ta kthejë për rigjykim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Gjykata e Apelit thonë se gjykata e shkallës së parë duhet të mënjanojë mangësitë që janë konstatuar gjatë procesit gjyqësor.

Ndryshe, Gjykata Penale e Shkupit në dhjetor të vitit të kaluar e shpalli fajtor Muhamed Zekirin dhe e dënoi me dy vite e gjashtë muaj burg. Ai akuzohet se ka lidhur dy marrëveshje për shërbime konsultime pa respektuar procedurat adekuate për shpallje publike.

Përveç dënimit me burg, Zekiri u detyrua edhe të kompensojë dëmin në buxhetin e shtetit në vlerë prej 71.338.336 denarë./Telegrafi/

Gjykata e Apelit e shfuqizon vendimin e shkallës së parë në lëndën kundër Muhamed Zekirit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version