
Pasditen e sotme ka pasur gjuajtje me armë zjarri në Duqanxhik të Shkupit, përcjell TV21. Jozyrtarisht, dyshohet se ka një viktimë. Gjuajtjet kanë ndodhur në afërsi të Stacionit të Policisë të njohur si Stacioni i Policisë Bit Pazar.
Në terren ka forca të shtuara policore. Sipas informacioneve të para, është lënduar edh enjë grua, kalimtare e rastit.
“Dy veta kanë shtënë ndaj njëri-tjetrit! Plote fëmijë kishte poshtë t’u lujt”, thonë banorët e lagjes për TV21.
“2 mes vete janë gjujt”, tha një tjetër banor.
“Prej tjera kah kanë ardhë mu gjujt para shpive bre nata mos i zaft inshallah”, tha një tjetër banor për TV21.
Gjuajtje me armë në afërsi të Stacionit të Policisë në Bit Pazar, dyshohet për një të vdekur appeared first on Telegrafi.