Ministria për Punë të Brendshme dje (12.05.2024) ka kryer kontroll të shtuar në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 553 drejtues mjetesh.
“38 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe tetë automjete kanë lëvizur me shpejtësi madje më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.
Në të njëjtën kohë, 251 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime dhe 327 jashtë vendbanimeve”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/
Gjobiten 553 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni appeared first on Telegrafi.