Edhe shtatë ish-deputetë të tjerë, ndërsa gjithsej 36, do të marrin apanazh pas përfundimit të mandatit të tyre në Kuvend, ndërsa disa do të marrin edhe pagesa të largimit pas daljes në pension.
Ish-deputetët Arben Ziberi, Vjollca Ademi dhe Bedri Fazli nga BDI, Snezhana Kaleska – Vançeva dhe Latife Shikovska nga LSDM, Enes Ibrahim nga Partia për Lëvizjen e Turqve dhe Bastri Bajrami nga Besa do të marrin apanazh, me vendim të Komisionit Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime.
Ish-deputetët Kole Çarakçiev, Stojan Milanov dhe Panço Minov morën të drejtën e pagesës pas pensionimit.
Komisioni më herët pranoi kërkesën për apanazh të 29 ish-deputetëve të tjerë. Afati ligjor për paraqitjen e kërkesës për apanazh skadon më 28 qershor, pra 30 ditë pas verifikimit të mandateve të deputetëve të rinj.
Apanazhi është e drejta ligjore e deputetëve për të marrë pagë në 12 muajt e ardhshëm pas përfundimit të mandatit dhe paguhet nga Kuvendi.
Paga mesatare e një deputeti është pak mbi 100.000 denarë pa kompensime për stazh dhe pjesëmarrje në organet parlamentare./Telegrafi/
Gjithsej 36 ish-deputetë do të marrin apanazh në 12 muajt e ardhshëm appeared first on Telegrafi.