
Në nivel të shtetit, janë regjistruar 283 raste të raportimeve grupore për të sëmurë nga gripi dhe sëmundje të ngjashme me gripin, gjatë javës së 15-të të vitit 2025, gjegjësisht prej 7 deri 13 prill. Kjo përfaqëson 11,3 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar. Numri i personave të regjistruar këtë javë, në krahasim me javën e 15-të të sezonit të kaluar, është rritur për 95,2 për qind, ndërsa në krahasim me numrin për javën e 15-të nga kriza tipike epidemike, e modeluar nga 14 sezonet e fundit, është rritur për 2,2 herë, njoftoi sot pasdite Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).
Të sëmurët ishin regjistruar nga 18 QSHP/NJR, Shkup – 113, Tetovë – 43, Gostivar -33, ndërsa në të tjerat, numri i të sëmurëve është i njëjtë ose më i vogël se njëzetë.
Gjatë kësaj jave, në 14 njësi raportuese regjistrohet aktivitet shumë i ulët, ndërsa në katër – aktivitet sezonal i virusit të gripit.
Gjithsej 25.613 raste të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin janë regjistruar në sezonin 2024/2025. Në krahasim me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar, numri i rasteve të regjistruara është rritur për 73,2 për qind, ndërsa në krahasim me modelin nga 14 sezonet e kaluara, regjistrohet rritje prej 23,6 për qind.
Në rrjedhën e deritanishme të sezonit të gripit, janë regjistruar pesë persona të vdekur me grip.
Të dhënat e ISHP tregojnë se deri në javën e 15-të, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ishin vaksinuar gjithsej 72.296 persona me vaksinë falas ose komerciale kundër gripit.
Gjithsej 283 raste me grip javën e kaluar në Maqedoni appeared first on Telegrafi.