Lënia e duhanit është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve të lidhura me duhanin, si zhvillimi i disa llojeve të kancerit, sëmundjet kardiovaskulare dhe emfizema e mushkërive. Përveç kësaj, tymi i cigares njollos dhëmbët, shkakton erën e keqe të gojës dhe plakjen e lëkurës. Nikotina është molekula më e njohur në duhan. Për shkak të kësaj, është e kuptueshme pse njerëzit gabimisht i lidhin të gjitha rreziqet e pirjes së duhanit me nikotinën.
Nikotina është një përbërës natyral, ndërsa katrani është një nënprodukt i djegies së duhanit. Nikotina është një përbërës natyral i pranishëm në bimën e duhanit dhe përfaqëson 0,6–3,0 për qind të masës së thatë të duhanit, dhe katrani është një mbetje e përftuar nga procesi i djegies, i cili së bashku me monoksidin e karbonit janë provuar të jenë të dëmshëm për shëndetin. Shkaku kryesor i sëmundjeve të lidhura me duhanin është në fakt tymi i cigares, i cili përmban më shumë se 6000 substanca të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme që çlirohen kur digjet duhani, ndërsa nikotina është ajo që krijon varësi. Dihet tashmë që duhanpirësit pinë duhan për nikotinë, por vdesin nga katrani.
Duhanpirësit duhet të dinë se ka alternativa me të cilat mund të bëjnë një ndryshim dhe të zëvendësojnë cigaren, dhe në këtë mënyrë të bëjnë një zgjedhje më të mirë për veten dhe ata që i rrethojnë. Alternativat si pajisjet e ngrohjes së duhanit janë krijuar për të reduktuar ose eliminuar ndjeshëm çlirimin e substancave të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme duke ruajtur sa më shumë që të jetë e mundur shijen, përvojën shqisore, profilin e shpërndarjes së nikotinës dhe karakteristikat rituale të pirjes së duhanit. Përveç kësaj, dëshmojnë ekspertë të shumtë botëror, si dhe studime shkencore në fushën e shëndetit publik, të cilat konfirmojnë se dallimi kryesor është në eliminimin e procesit të djegies, prandaj këto pajisje paraqesin një zgjedhje më të mirë.
Pajisjet elektronike, si IQOS, bazohen në teknologjinë që ngroh duhanin dhe nuk krijon tym dhe katran, por një aerosol. Si rezultat, ato prodhojnë më pak nivele të substancave të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme në krahasim me tymin e prodhuar nga djegia e duhanit. Kjo rezulton në një reduktim deri në 95% të përbërjeve të dëmshme ose potencialisht të dëmshme në krahasim me tymin e cigares, që nuk do të thotë se është pa rrezik, pasi çliron nikotinë.
Gjithçka që duhet të dini por nuk ju kanë thënë për nikotinën appeared first on Telegrafi.