Një granatë e pashpërthyer, e cila supozohet të jetë e Luftës së Parë Botërore, është gjetur në mesditë dje dhe është dërguar në stacionin policor në Berovë. Edhe pse ekziston rreziku i aktivizimit gjatë zhvendosjes së tij nga vendi ku është gjetur, megjithatë njerëzit vendosën ta marrin dhe ta raportojnë tek autoritetet.
“Menjëherë janë thirrur piroteknikë, pas së cilës lënda shpërthyese është marrë për asgjësim”, njofton QMK.
Nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Shtip njoftojnë se ngjarja ka ndodhur dje në ora 12:30.
“Një procedurë e tillë mund të duket ligjore, por kjo është e pjesshme, sepse është njoftuar policia, ndërsa nga aspekti i sigurisë është e papërshtatshme. Qytetarët për shkak të sigurisë së tyre dhe rrethinës, duhet të veprojnë në përputhje me rekomandimet e sigurisë gjatë këtyre rasteve” thonë nga QMK./Telegrafi/
Gjetën një granatë të Luftës së Parë Botërore në Berovë, disa persona e dërgojnë në stacion policor appeared first on Telegrafi.