Në një operacion të madh, 36 azilkërkues në Gjermani nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut të cilët u refuzuan u hipën në një avion në Hamburg dhe më pas u kthyen në vendet e tyre. Sipas informacioneve të Bild, një avion i kompanisë çarter polake “Enter Air” u ngrit me destinacionet Beogradin-Serbi dhe Shkupin -Maqedonia e Veriut. Avioni u rezervua nga shteti i Schlesëig-Holstein.

Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë ndër vendet në të cilat Gjermania aktualisht deporton më shpesh. Në tremujorin e parë në këto dy vende janë kthyer 795 persona.

Me sa duket qeveria federale gjermane është serioze në lidhje me planin e saj për të qenë më e rreptë kur bëhet fjalë për dëbimet. Në fund të gushtit, një aeroplan me 28 kriminelë fluturoi për në Kabul për herë të parë që kur talebanët erdhën në pushtet në Afganistan.

Edhe në Hamburg ka progres drejt qëllimit me rritje të ndjeshme të numrit të dëbimeve. Numri i dëbimeve u rrit me 30% në gjysmën e parë të vitit. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 janë dëbuar gjithsej 841 persona, krahasuar me 645 persona në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Deri vonë, Gjermania kryente kontrolle kufitare me Poloninë, Austrinë, Republikën Çeke dhe Zvicrën. Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane, autoritetet gjermane kanë kthyer mbrapsht rreth 30,000 njerëz pa dokumente të vlefshme në kufijtë e vendeve të përmendura që nga tetori i kaluar. Megjithatë, javën e kaluar qeveria Scholz njoftoi se këto kontrolle do të shtriheshin në kufijtë me Francën, Luksemburgun, Holandën, Belgjikën dhe Danimarkën. Për sa i përket zbatimit të emigracionit, policia federale ka filluar të kryejë kontrolle në të gjithë kufijtë tokësorë të vendit.

Gjermania ktheu 36 azilkërkues në Shkup dhe Beograd appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version