Zëvendëskryeministri i për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, në një takim me përfaqësuesit e Bundestagut, Gjerman dhe ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, shprehu bindjen e tij se investimi në miqësi dhe bashkëpunim me Republikën Federale të Gjermanisë është rruga më e mirë drejt një të ardhmeje të ndritur për Maqedoninë e Veriut dhe për të gjithë Evropën.
Në këtë takim, temat e diskutuara u përqëndruan në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe në mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë në këtë drejtim. Zëvendëskryeministri Mariçiq shprehu falënderimin e tij për Bundestagun gjerman për rezolutën e tyre të fundit, e cila theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit sektorial dhe mbështetjen afatgjatë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Bundestagut Gjerman, Josip Juratovic, konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Ai nënvizoi se Gjermania e sheh Maqedoninë e Veriut si një pjesë të pashmangshme të Bashkimit Evropian dhe inkurajoi vendin të vazhdojë me vendosmëri drejt qëllimit strategjik të anëtarësimit në BE.
Në fund të takimit, u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer bilateral dhe ekonomik mes dy vendeve, duke vërejtur se Gjermania është partneri tregtar më i madh dhe kyç i Maqedonisë së Veriut. Ky takim shërbeu si një hap i rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë.
Gjermania konfirmon mbështetjen për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së appeared first on Telegrafi.