Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë gjetur tre persona të vdekur gjatë natës dhe ditës së sotme në tre lokacione të ndryshme.
Së pari në afërsi të unazës së Shkupit është gjetur i vdekur një 63-vjeçar.
“Më datë 07.11.2024 në ora 13:21 në SPB Shkup është raportuar se trupi i pajetë i një personi të gjinisë mashkullore është gjetur në shtrirjen nga kryqëzimi i Haraçinës deri kryqëzimin Hipodrom. Pas masave të marra dhe kontrollit të kryer, është konstatuar se është B.M (63) nga Shkupi, i cili është raportuar se është larguar nga shtëpia më datë 27.10.2024. Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thonë nga MPB.
Më herët një person i vdekur është gjetur përgjatë bregut të lumit Vardar.
“Me datë 07.11.2024 në ora 09.27 në SPB Shkup është raportuar se gjatë bregut të lumit Vardar, në afërsi të parkut “Frankofonia” është gjetur trupi i pajetë i mashkullit. Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”.
Në orën 13:50 një tjetër person i vdekur është gjetur në Karposh.
“Më datë 07.11.2024 në ora 13:50 në SPB Shkup është raportuar se në shkallët që të çojnë në bodrum në zonën e Karposhit është gjetur një person i vdekur mashkull. Një mjek nga Urgjenca Mjekësore ka konstatuar vdekjen dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/
Gjendet tre persona të vdekur në Shkup appeared first on Telegrafi.