39 vjeçari me inicialet S.N nga Tetova është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, me plagë në kokë, shkakruar me armë zjarri.

Siç informojnë nga Ministria për Punë të Brendshme, i ndjeri ka jetuar në shtëpi së bashku me babain e tij.

Njoftimi i plotë:

Sot (02.01.2025) rreth orës 18:50 në Tetovë, personi S.N. (39) është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, me plagë me armë zjarri në kokë. S.N. ka jetuar vetëm me babain e tij, i cili është gjetur pa ndjenja dhe nga ana e Emergjencës Mjekësore është dërguar në Qendrën Urgjente të Tetovës. Në dhomën ku është gjetur S.N. është gjetur një pushkë gjuetie. Në koordinim me prokurorin publik po merren masa për zbardhjen e rastit. /Telegrafi/

Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij 39 vjeçari nga Tetova, ka plagë të shkaktuara me armë zjarri appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version