Me rastin e Ditës së Flamurit Evropian, sot në organizim të Lëvizjes Evropiane u zhvillua marshimi tradicional malor deri në majën e Vodnos, ku morën pjesë edhe ambasadori evropian David Geer dhe kryetarja e Lëvizjes Evropiane, Mileva Gjurovska.

Marshi filloi para selisë së Bashkimit Evropian, ku Geer dhe Gjurovska shkëmbyen flamujt e BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, më pas u drejtuan në majën e Vodnos ku do të vendosen dy flamujt.

Euroambasadori Geer theksoi shkëmbimin e flamujve të Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe vendosjen e tyre në majë të Vodno-s dhe shprehu besimin se flamuri i Maqedonisë do të valojë në Bruksel kur vendi të bëhet anëtar i Unionit.

“Të ngjitesh në mal nuk është një detyrë e lehtë. Ka shumë për të bërë. Marshimi është i vështirë, por kam besim se do të arrijmë majat dhe se ky vend do të zërë vendin e merituar në Bashkimin Evropian si një shtet anëtar i plotë në të ardhmen”, tha Geer.

Geer: Kam besim se RMV do të zërë vendin që i takon në BE appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version