Ambasadori i BE-së në RMV, David Geer thotë se plani i rritjes, i cili u prezantua nga Komisioni Evropian vitin e kaluar, duhet kuptuar si një nxitje për ata që duan të përparojnë në rrugën drejt BE-së. Por ai nuk është i nevojshëm për të zbatuar reformat në Maqedoni, tha ai.
“Iniciativa duhet të vij nga vendi dhe qeveria e re që po formohet. Mendoj se do të ketë mandat të fuqishëm nga zgjedhjet, nga populli i cili dëshiron t’i shikoj se janë të përkushtuar ndaj disa nga këto çështje fundamentale. Lufta kundër korrupsionit, krijimi i një administrate efikase dhe jep shërbime, qeverisja e së drejtës në të cilën do të ketë besueshmëri, të gjithë këto iniciativa mund të bëhen me apo pa planin e rritjes. Plani i rritjes jep nxitje shtesë për ato që dëshirojnë të përparojnë, mundësi dhe shpërblime të mëdha, çasje deri tek disa fusha kyçe të tregut të përbashkët evropian”, tha Geer në “Top Tema”.
Qëllimi i atij plani, tha Geer, është përmirësimi i standardit të jetesës së qytetarëve dhe afrimi i standardeve në BE, gjë që mund të arrihet në disa mënyra, por në radhë të parë duke pasur qasje në pjesë të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së.
“Kjo është një zgjidhje, kjo është një mundësi e mirë për qeverinë e re, zgjedhjet vetëm sa kanë përfunduar dhe kemi rezultate të qarta nga ato zgjedhje dhe tani në vijim është procesi i formimit të qeverisë, shikojmë se ka mundësi reale që të formohet një qeveri stabile me shumicë të fuqishme. Ja ku e keni mundësinë. Ajo çka duhet të bëni është shumë e qartë tha Geer./Telegrafi/
Geer: Ajo që ofron plani i rritjes është një nxitje shtesë për ata që duan të përparojnë appeared first on Telegrafi.