Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, në ngjarjen që u organizuar për Procesin e Berlinit tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një qëllim të përbashkët, që është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian.

Ai tha se ky është destinacioni përfundimtar i gjashtë shteteve, që sipas tij, secili po shkon në mënyrën e vet.

“Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova) kanë një qëllim të përbashkët, që është anëtarësimi i plotfuqishëm në BE. Ky është destinacioni përfundimtar drejt të cilit po shkojmë – secili në mënyrën tonë, por përgjatë një trajektoreje të ngjashme. Më pas, duke u përballur secili me sfidat e veta, por edhe me sfidat e përbashkëta”.

“Dhe gjatë kësaj rruge, kuptojmë se fillimisht në shtëpi, në fqinjësinë tonë dhe në mjedisin e afërt, duhet t’i ndërtojmë dhe kultivojmë vlerat dhe kriteret evropiane. Se fillimisht duhet të bashkëpunojmë me fqinjët tanë dhe të punojmë së bashku për t’i rritur standardet e jetesës në vendet tona, në mënyrë që të sigurojmë biletë për të hyrë në familjen e gjerë të BE-së”, tha Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit./Telegrafi/

Gashi: Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një qëllim të përbashkët – anëtarësimi i plotë në BE appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version