Ish-kryetari i Alternativës, tani kryetar i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, ka uruar Zeqirija Ibrahimin për zgjedhjen në postin e të parit të partisë.

“Delegatët e Alternativës vendosën që profesor Zeqirija Ibrahimi të bëhet kryetar i ardhshëm i saj. Jam i lumtur me këtë përzgjedhje. Urime mik zgjedhja juaj në krye të partisë. Së bashku vazhdojmë ta bëjmë ndryshimin”. ka shkruar Gashi në Facebook.

Kujtojmë se sot Alternativa në Kongresin e Jashtëzakonshëm sot në Kumanovë zgjodhi për kryetar Zeqirija Ibrahimin.

Në Kongresi partiak vijuan edhe përshëndetjet e delegacioneve partive politike, me ç’rast përshëndetën Bilall Kasami nga Lëvizja Besa, Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike, Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Gjorgjija Sajkoski si dhe Nënkryetari i ZNAM, Pavle Arsovski.

 

Gashi uron Ibrahimin: Urime miku im appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version