Kryeparlamentari Afrin Gashi, pas fjalimit për nderimin e Ilindenit, tha se ka ndërhyrë vetëm për të shmangur incidentin diplomatik dhe nëse ka pasur tejkalim të autorizimeve, kushdo që e ka bërë duhet të mbajë përgjegjësi.
“Angazhimi im ka qenë dhe do të jetë që të qetësojmë, të bashkojmë, të mos përçajmë e të bëjmë incidente”, tha Gashi për “REL”.
Më herët nga partia opozitare maqedonase LSDM-së, pyetën kryetarin e Kuvendit, Gashi se a është e vërtetë se një person nga sigurimi i Gashit ka kërcënuar me armë zjarri punonjës të TAV-it./Telegrafi/
Gashi për incidentin në Aeroportin e Shkupit: Ndërhyrja ime ka qenë për të shmangur incidentin diplomatik appeared first on Telegrafi.