Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot ka folur në lidhje me shkuarjen e tij në dasmë në Kosovë.

Ai thotë se sipas ligjit ai është i obliguar që gjithkund të lëvizë me veturën zyrtare.

“Sipas ligjit dhe rregullores së qeverisë, unë jam i obliguar si kryetar i Kuvendit që gjithkund të lëvizi me veturën zyrtare.

Unë nuk dua kjo të jetë kështu. Të gjithë duam që të kemi pak privatësi, unë aspak nuk e kam, dhe për fat të keq në këtë rast e kisha patjetër në ngjarje private të udhëtojë me veturën zyrtare”, tha Gashi./Telegrafi/

 

Gashi për herë parë flet për shkuarjen në dasmë në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version