Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot në kabinetin e tij e mirëpriti Amer Kapetanoviq, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.
Me këtë rast, kryetari Gashi e uroi Kapetanoviqin për emërimin e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal gjatë kryesimit maqedonas me Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Presidenti Gashi e theksoi nevojën e intensifikimit dhe thellimit të bashkëpunimit rajonal si dhe përmirësimit të marrëdhënieve ndërfqinjësore në rajon, veçanërisht në kohën e ndryshimeve gjeopolitike në botë, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Rajon.
Ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut i kushton vëmendje të madhe bashkëpunimit rajonal, si komponent kyç për integrimin evropian të Rajonit dhe vazhdimisht merr pjesë në mënyrë aktive në punën e organizatave dhe iniciativave rajonale.
“Kapetanoviq theksoi se Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka rol operativ në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore dhe përfaqëson platformë të vlefshme politike e cila kontribuon në stabilizimin e rajonit, por edhe në zhvillimin ekonomik dhe përparimin social të të gjitha vendeve të Evropës Juglindore. Ky bashkëpunim fokusohet në çështjet që e bashkojnë Rajonin në bazë të parimit të gjithëpërfshirjes”.
“Bashkëpunimi bazohet në nevojat reale të të gjithë qytetarëve në rajon dhe ka një tendencë drejt rrjetëzimit më të madh ndërmjet qytetarëve, kompanive dhe institucioneve në rajon nëpërmjet iniciativave rajonale. Në fund bashkëbiseduesit e mbështetën dimensionin parlamentar në të gjitha proceset e asociimit rajonal, me mundësi që në të ardhmen Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë nikoqire e më shumë konferencave tematike, siç janë: transformimi digjital, diplomacia parlamentare, si dhe bashkëpunimi për krijimin e një qendre rajonale për intervencë të shpejtë”, thuhet në njoftim.
Gashi në takim me Kapetanoviq: Maqedonia e Veriut i kushton vëmendje të madhe bashkëpunimit rajonal appeared first on Telegrafi.