Edhe dita e enjte ka nis më shumë aktivitete për koalicionin VLEN. Kryetari Alternativës, Afrim Gashi ka thënë se me këtë koalicion do të marrin fund shumë gjera të këqija që janë duke u zhvilluar në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka thënë se me fitoren e VLEN do të merr fund sëmundja e madhe e kazinos dhe llotarisë. Po ashtu, siç ka thënë Gashi do t´i anulojnë edhe borxhet e njerëzve nga kreditë e shpejta.

“Me fitoren e VLEN do të merr fund sëmundja e madhe e kazinos dhe llotarisë. Ne do ta ndalojmë bixhozin. Do t´i ndalojmë dhe kreditë e shpejta, që janë në fakt thjesht fajde. Do t´i anulojmë borxhet e njerëzve nga kreditë e shpejta”.

“Ne kemi doktorin, dhe do t´i shërojmë sëmundjet që Fronti i ka sjellë. Edhe kandidatët për president, janë po aq të ndryshëm. Ne e kemi doktor Arbenin, një mjek i përkushtuar, njeri i pakorruptuar. njeri që ka qeverisur me transparencë në Gostivar, dhe nuk ka asnjë hije. Njeri i dashur nga të gjithë. Por, e kemi edhe kandidatin e Frontit të Listave të Zeza, Bujar Osmani”, tha Gashi.

Gashi: Me fitoren e VLEN do të merr fund sëmundja e madhe e kazinove dhe llotarisë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version