Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka uruar besimtarët ortodoksë për Krishtlindjet, duke ju uruar solidarizim dhe shëndet.
“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh urimet më të ngrohta për Krishlindjet Ortodokse. Kjo ditë është një mundësi për të theksuar rëndësinë e vlerave që na bashkojnë si shoqëri: tolerancën, solidaritetin dhe respektin për njëri-tjetrin.
Uroj që kjo festë të sjellë paqe, harmoni dhe gëzim në zemrat e të gjithë juve dhe familjeve tuaja. Qoftë ky vit një vit i mbushur me suksese, begati dhe shëndet për të gjithë ju”, ka shkruar kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Gashi: Krishlindjet janë një mundësi për të theksuar rëndësinë e vlerave që na bashkojnë si shoqëri appeared first on Telegrafi.