“Dalja në zgjedhje e shqiptarëve në dy blloqe është e shëndetshme dhe besoj që do të rritet edhe numri i deputetëve shqiptarë”.

Këtë e tha kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në emisionin “Zoom” në TVM2. Gashi tha se koalicioni VLEN ka njohuri dhe dije si dhe guximin për ta sjell ndryshimin dhe nuk dirigjohen nga askush por se janë “zëri dhe vullneti i gjithë shqiptarëve”.

Gashi tha se spektri politik shqiptar po shkon drejt pjekjes politike, dhe se 30 vite demokraci janë pak për të pjekur.

“Kemi kaluar atë fazën kur ka qenë PPD një parti, pastaj edhe PDSH. Për fat të keq gjatë kohë BDI dhe PDSH kanë patur një marrëveshje që të luftohet çdo subjekt i tretë që del në skenë dhe përveç mungesës së pjekurisë së nevojshme një faktor tjetër i rëndësishëm është dëshira apo intenca apo përpjekja e Ahmetit që të mos merret me zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve, por më tepër është marrë me përçarjen e kundërshtarëve”, deklaroi Gashi, duke shtuar se përmes maksimës “përçaj e sundo” BDI ka mbetur në pushtet.

Gashi gjithashtu tha se “BDI gjithçka që pati në kampin opozitar i kanë marrë pranë vetes” dhe se është rritur vullneti për bashkim në opozitë.

Gashi gjithashtu tha se koalicioni VLEN do të fitojë mbi 20 deputetë./Telegrafi/

Gashi: Gjithçka që BDI pati në kampin opozitar tani i ka marrë pranë vetes, opozita do të fitojë mbi 20 deputetë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version