Përdorimi i emrit kushtetues është çështje absolute, thotë kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi për “Zëri Amerikës”, i cili po merr pjesë në Samitin e NATO-s në Uashington.
“Është çështje absolute. Në një qasje ose fjalim individuale, varet nga secili person se si e shqipton atë. Mendoj se për kryeministrin, qeverinë, ministrat, në Kuvend, kjo çështje është absolute.
Mendoj se miqtë tanë, Greqia dhe miqtë e NATO-s dhe BE-së, e dinë se përkushtimi ynë për anëtarësim në BE është i fuqishëm dhe ne do të bëjmë gjithçka që të anëtarësohemi sa më shpejt në Union”, tha Gashi.
Ai tha se Greqia të tregojë mirëkuptim për përdorimin individual të emrit Maqedoni. Ai tha se koalicioni “VLEN” nuk do të kushtojë për ndryshimet kushtetuese./Telegrafi/
Gashi: Çështja e përdorimit të emrit kushtetues është absolute appeared first on Telegrafi.