Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski dhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu do të presin sondazhet e partive të tyre politike për të parë nëse do të garojnë për partitë e tyre në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vjeshtë.
Gjatë vizitës së sotme në Komunën e Çairit në kuadër të vizitave në terren nëpër komuna “Aty ku është zemra është shtëpia”, Perinski në një deklaratë për media tha se është ende herët, por se është kandidat potencial për kryetar të qytetit të Shkupit.
“Koha do ta tregojë. Është ende herët. Absolutisht, unë jam një kandidat potencial për kryetar komune. Por ende nuk ka një vendim përfundimtar. Do të shohim në cilin drejtim”, tha Perinski.
Ganiu shprehu bindjen se kushdo që të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Çairit, kandidati i VLEN-it do të jetë cilësor dhe i aftë për ta udhëhequr komunën në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Partia do të vendosë për këtë. Ata duhet të bëjnë sondazhe. Por jam i bindur se nga Lëvizja Demokratike dhe si VLEN, dhe nëse nuk është Visar Ganiu, cilëtdo kandidatë që do të paraqesin në sondazh, mendoj se secili ka aftësinë dhe cilësinë për ta udhëhequr këtë komunë në mënyrën më të mirë të mundshme. Jam i bindur se kushdo që do të zgjidhet për të qenë kandidat në të ardhmen do të jetë kandidati i duhur për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve”, tha Ganiu./Telegrafi/
Ganiu: Kushdo që të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Çairit nga VLEN, do të jetë cilësor dhe i duhur për qytetarët appeared first on Telegrafi.