Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë së Veriut ka sqaruar vendimin e tyre për të mos mbuluar harxhimet e mjekimit jashtë vendit për 18-vjeçarin, i cili ditë më parë me helikopter u dërgua për në Vjenë të Austrisë.
Nga FSSH thonë se kërkesa për Leonid Indov është refuzuar si e pabazë, pasi nuk bëhet fjalë për referim për mjekim jashtë vendit, por për kryerjen e shërbimit shëndetësor rehabilitues si trajtim të zgjatur spitalor.
Nga aty shtojnë se vendimet për realizimin e të drejtave nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor i të siguruarve i miraton Fondi në përputhje me rregulloret dhe rregullat ligjore.
“Kërkesa e personit të siguruar B.I nga Shkupi, për fëmijën e tij L.I për referim për mjekim jashtë vendit është refuzuar si e pabazë sepse nuk është referim për mjekim jashtë vendit, por për kryerjen e shërbimit shëndetësor rehabilitues mjekësor si trajtim spitalor i zgjatur. Rehabilitimi mjekësor si trajtim i zgjatur spitalor është siguruar nga Fondi për personat e siguruar në objektet shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut me të cilin ka lidhur marrëveshje”.
Sipas Ligjit për sigurime shëndetësore, i siguruari mund të përdorë trajtimin spitalor jashtë vendit me miratimin e Fondit, vetëm nëse bëhet fjalë për sëmundje që nuk mund të trajtohet në vend, dhe në shtetin ku i siguruari shkon atje ka mundësi të trajtimit të suksesshëm të sëmundjes. Në të njëjtat kushte, shërbimet shëndetësore përdoren jashtë vendit për ekzaminime kontrolluese që i referohen trajtimit spitalor tashmë të kryer jashtë vendit të miratuar nga Fondi dhe që nuk mund të kryhen në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
“Sipas dispozitave të Rregullores për mënyrën e përdorimit të trajtimit spitalor për personat e siguruar jashtë vendit, personi i siguruar të cilit këshilli klinik nga Klinika përkatëse Universitare në Shkup i ka lëshuar propozim për referim për mjekim jashtë vendit për kryerjen e rehabilitimit të specializuar mjekësor, si në rastin konkret, nuk ka të drejtë kompensimi për shpenzimet që mbulon Fondi”.
“Sipas gjithë kësaj, Fondi dhe vendimi i komisioneve mjekësore për të siguruarin L.I miratuar në përputhje me rregulloret ligjore të lartpërmendura”, thuhet në njoftimin nga Fondi./Telegrafi/
FSSH: Kërkesa e 18-vjeçarit për mbulim të shpenzimeve është refuzuar pasi bëhet fjalë për rehabilitim, e jo mjekim appeared first on Telegrafi.