Propozimi i dytë francez është opsioni më i mirë që mund të marrë ndonjëherë Maqedonia, thekson ish-ambasadori i OKB-së Ljubomir Frçkovski.

Ai në “Argument Plus” në “Televizion 24” tha se ky propozim ka dy pika shumë të rëndësishme për ne.

“Unë nuk e kuptoj se çfarë do të thotë termi ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar, sepse nëse ndryshimet miratohen dhe Bullgaria fillon të vendosë kushte të tjera, ndryshimet kushtetuese mund të kthehen prapa. Mendoj se qeveria nuk e ka lexuar propozimin e dytë francez, i cili është shumë i rëndësishëm sepse ka dy pika të rëndësishme për ne, ajo është se në të ardhmen Bullgaria nuk do të bëjë pyetje për identitetin, por do të pranojë të jetë pakicë në vendin tonë, dhe e dyta ka të bëjë me njohjen “Gjuha është unike pa asnjë shtesë””, tha Frçkovski.

Sipas tij, pritjet e OBRM-PDUKM-së për të marrë garanci nga vendet anëtare të BE-së se Maqedonia do të anëtarësohet në BE pas ndryshimeve kushtetuese janë të pamundura sepse një gjë e tillë nuk është e paraparë, përkundrazi, Bashkimi Evropian ka një statut që ua mundëson vendeve anëtare vënë veton në çdo kohë për një çështje që ata e konsiderojnë të rëndësishme.

Sipas tij, qëllimi i qeverisë së udhëhequr nga OBRM-PDUKM është t’i largohen nga integrimet evropiane./Telegrafi/

Frçkovski: Propozimi i dytë francez është opsioni më i mirë që mund të marrë ndonjëherë Maqedonia appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version