Grimerja e njohur, Fortesa Nebija, është e ftuara e radhës në emisionin “Rose” në Telegrafi Maqedoni.
Një rrëfim suksesi i një vajze të re që pasionin e saj për të bukurën dhe grimin, e ktheu në profesion.
E siç tha vetë ajo, agjë nuk është rastësi, pasi qysh si e vogël ka pasur një pasion për grimin, madje talentin e saj e ka shprehur fillimisht tek familjaret dhe shoqet e saja.
“Gjithmonë e kam dashur të bukurën, prej e vogël më kanë interesuar gjërat që kanë të bëjnë me përkujdesin ndaj një femre. Kam filluar duke grimuar shoqet dhe familjaret e mia, mandej duke ndjekur disa trajnime, duke bërë disa tutoriala dhe pastaj ky pasion u kthye në profesion”, tha Fortesa.
Ajo është falenderuese ndaj nënës së saj, pasi në sytë e Fortesës, nëna e saj është simboli i përkushtimin dhe sakrificës për gjithë familjen.
“Padyshim që gruaja më e fortë në sytë e mi është nëna ime. Ajo është simbol i sakrificës dhe përkushtimit. Ajo me dashurinë dhe pozitivitetin e saj i ka kaluar të gjitha sfidat në jetë duke u munduar shumë për familjen dhe neve fëmijëve, prandaj për mua ajo është gruaja më e dashur dhe më e fortë që njoh, ndaj shpresoj që bëhem një nënë dhe një grua sa gjysma e saj”, u shpreh Fortesa.
Bisedën e plotë me Fortesën mund ta ndiqni në linkun e lartë vendosur, për të degjuar mbi detaje nga rrëfimi i saj që realisht nuk duhet humbur!
Ky emision mundësohet nga Porsche, Nasa Term, Ama Caffe, City Fashion dhe UEJL. /Telegrafi/
Fortesa Nebija në “Rose”, rrëfimi i grimeres së njohur që pasionin e saj e ktheu në profesion appeared first on Telegrafi.