Fondi i Sigurimeve Shëndetësore në RMV u distancua nga punonjësi i cili jepte të dhëna nga qytetarët që më pas keqpërdoreshin për të tjerët për të marrë “kredi të shpejta” nga kompanitë financiare në emër të tyre.

Lexo po ashtu
Kallëzim penal në Prokurorinë Publike të RMV-së ndaj 43 personave lidhur me mashtrimin me “kredi të shpejta”

FSSH-ja njoftoi se mbështet plotësisht punën e institucioneve kompetente dhe se i ka ofruar të gjitha informatat e nevojshme për zhvillimin e hetimeve lidhur me njoftimin e Prokurorisë Publike të Shtetit për nisjen e hetimeve për mashtrim me të ashtuquajturit “kredi të shpejta” dhe për fillimin e procedimit penal ndaj një zyrtari në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

“Veprat penale që janë objekt i procedurës “Falsifikimi i dokumentit” (neni 378), “Keqpërdorimi i të dhënave personale” (neni 149) dhe “mashtrimi kompjuterik” (neni 251-b) i Kodit Penal, janë shkelje të rënda të ligjit dhe përbëjnë kërcënim për besimin tek institucionet publike. Fondi i Sigurimeve Shëndetësore shpreh angazhimin e tij të vendosur për zero tolerancë ndaj çdo forme të sjelljes kriminale, përfshirë edhe brenda radhëve të veta”, thuhet në njoftim.

Ata na sigurojnë se ky është një rast i izoluar, i cili, sipas tyre, nuk do të cenojë reputacionin dhe profesionalizmin e institucionit.

Kujtojmë se për rastin për “kredi të shpejta” janë ngritur kallëzime penale ndaj 43 personave./Telegrafi/

Fondi Shëndetësor distancohet nga punonjësi që jepte informacion për “kredi të shpejta”: Rast i izoluar, qytetarët duhet të na besojnë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version