
Qeveria në seancën e sotme të 66-të ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për nevojën e riorganizimit të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dhe propozim për bashkim me Agjencinë për mbështetjen e Sipërmarrësisë.
Qeveria e obligoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që brenda 10 ditëve të formojë grup pune me përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, Ministria për Transformim Digjital, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Agjencia për Mbështetjen e Sipërmarrësisë dhe Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, i cili do të ketë për qëllim hartimin e një ligji të ri ose ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veprimtari Inovative me të cilin do të rregullohet riorganizimi i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik.
Riorganizimi, siç informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, ka për qëllim realizimin e premtimeve në fushën e riorganizimit të institucioneve.
Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik do të bashkohet me Agjencinë për mbështetjen e Sipërmarrësisë appeared first on Telegrafi.