Gazetarja e njohur Fjolla Telai është e ftuara e radhës në emisionin “Rose” në Telegrafi Maqedoni.

Ajo vjen më një rrëfim ndryshe, teksa flet për jetën e saj profesionale dhe personale, për sukseset dhe sfidat.

Fjolla tashmë shumë vite është pjesë e mediave, ndaj ajo tregoi se si arrin të mbajë balasin ndërmjet dedikimit ndaj familjes dhe punës si gazetare.

“Nuk mendoj që duhet të ndjejmë faj që një pjesë të jetës po ia përkushtojmë profesionit, sepse pikërisht prej profesionit shumë njerëz kanë arritë me nda kohë për familjet e tyre, me ua plotësu dëshirat fëmijëve të tyre. Unë sa herë që ndihem në faj që ndoshta nuk dedikohem aq shumë ndaj familjes, marr një pushim për vete dhe prap pendohëm, them, në rregull edhe tash kam mundësi të punoj… Ndaj secilën zgjedhje që mund ta bëjmë kemi me u ndje në faj, si pushimin si punën! Prandaj them që ndonjëherë as mendimet tona nuk duhet t’i marrim aq seriozisht”, tha Fjolla.

Ajo ka kaluar nëpër shumë projekte, natyrisht që secili ka pasur veçorinë e vet, mirëpo njërin prej tyre Fjolla e ka më përzemër.

‘Si projekt do ta veçoja prej në fillim kur më kanë ftuar e deri në përfundim të tij, aplikacionin që e kemi punuar për gjuhën shqipe për personat e verbër në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri dhe tash kur e mendoj që zëri im vazhdon e dëgjohet dhe vazhdon e ju shërben atyre personave, mbetët një arritje shumë e madhe profesionale”, u shpreh Fjolla.

Intervistën me Fjollën mund ta ndiqni në linkun e lartë vendosur.

Ky emision mundësohet nga Porsche, Nasa Term, Ama Caffe, City Fashion dhe UEJL. /Telegrafi/

Fjolla Telai në “Rose”, gazetarja ambicioze vjen me një rrëfim unik appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version