Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut filloi seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare.
Seanca drejtohet nga deputetja më e vjetër, Merita Kolçi Koxhaxhiku.
Në seancë, përveç deputetëve të rinj, janë edhe kryetarja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova, kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Aleksandar Dashtevski, përfaqësues të bashkësive fetare, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik.
Seanca filloi me himnin kombëtar të Maqedonisë.
Kuvendi ka 120 deputetë, kurse seanca konstituive, sipas Rregullores së re, zgjat maksimumi tri ditë.
Kuvendi konstituohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ku do të propozohet të ulet Afrim Gashi nga Alternativa, pjesë e koalicionit “VLEN”./Telegrafi/
Fillon konstituimi i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.