Ndryshimet klimatike ndikojnë në shëndetin e njeriut, si dhe rritjen e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, thotë mjekja Ajsel Fazli.

Ajo njëherit thekson se me fillimin e vitit shkollor poashtu  është rritur edhe numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore me simptome të ndryshme.

“Në sezonën momentale hasim në dy lloje të viruseve. Njëri i sulmon rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe traktin gastrointestinal. Simptomat që paraqiten tek këto pacientë janë vështirësitë në frymëmarrje, problemet me anë të gëlltitjes, irritim të veshit, poashtu ngritje të temperaturave, vjellje, paraqitje e dhimbjeve në bark si dhe simptome të ndryshme” – deklaroi mjekja, Ajsel Fazli.

Mjekja Fazli thekson se më të prekur nga viruset aktuale janë mosha fëmijërore dhe trajtimi i sëmundjes bëhet në bazë të simptomatologjisë.

“Viruset për momentin prekin moshën fëmijërore duke filluar ato që shkojnë në shkolla apo në kopshte, prej moshës 7 vjecare deri në moshën 14 vjeçare për momentin është fluksi më i madh i pacient ëve të cilët kërkojnë ndihmë. Trajtimi varësisht sipas simptomeve që i prekin ato pacientë. Dmth ato që janë me simptome më të lehta trajtohen në kushte shtëpiake me anë të terapive që i jep mjeku amë, ndërsa ata që kanë simptome më të theksuara apo ngritje të temperaturës mbi 38 gradë atëherë fillojmë me trajtim me anë të medikamenteve, antibiotikëve varësisht nga ajo që është e nevojshme sipas simptomeve të shfaqura” – tha mjekja Fazli.

Mjekja Ajsel Fazli thotë që të mbrohemi apo që t’i kalojmë sa më lehtë këto sëmundje apo viroza që janë shfaqur duhet fëmijët të mbajnë higjienë personale sidomos kur kthehen nga shkolla të pastrojnë duart me ujë dhe sapun që mos të bartet virusi tek familjarët, ndërsa fëmijët e sëmurë mos të shkojnë në shkollë  derisa të shërohen.  /rtvm2

Fillimi i vitit shkollor, ka rritur numrin e të sëmurve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version