Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov bashkë me kryeministrin Hristian Mickoski dhe një pjesë të ministrave mori pjesë në takimin e parë nga seria e takimeve me sektorin civil “Dialogu mes Qeverisë dhe sektorit civil” në temë: Sundimi i drejtësisë, sundimi i mirë dhe lufta kundër korrupsionit në organizim të Institutit Ndërkombëtar Republikan.

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit duhet të jetë vendimmarrëse ndërsa qëllimi i Qeverisë është që përmes dialogut dhe komunikimit me organizatat civile të mundësohet funksionim më i mirë i institucioneve dhe sundim i mirë.

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov theksoi se organizatat civile, rrjetet joformale dhe aktivistët janë të përfshirë në aktivitetet e Ministrisë së Drejtësisë.

“Dera e organizatave të shoqërisë civile është e hapur dhe këtë e dëshmon fakti se në çdo grup pune për ndryshimet e ligjeve, akteve nënligjore, hartimit të strategjive, manualeve, këto organizata janë pjesë e tyre dhe përfshihen aktivisht së bashku me të punësuarit në Ministrinë e Drejtësisë me të cilët kanë një bashkëpunim të suksesshëm. Ata gjithmonë, pa përjashtim, janë të përfshirë në të gjitha debatet publike të iniciuara nga Ministria e Drejtësisë dhe ne i ndjekim rekomandimet e tyre dhe i marrim parasysh me vëmendje të veçantë”, tha ministri i Drejtësisë Igor Filkov.

Ministri Fillkov porositi se sfera e sundimit të drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritete kyçe për të gjithë ne ndërsa kjo mund të arrihet vetëm me angazhime të përbashkëta të institucioneve dhe shoqërisë civile.

Filkov: Qeveria dhe sektori civil bashkë do të luftojnë kundër krimit dhe korrupsionit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version