Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, paralajmëron rritje të moshës për pensionim të gjyqtarëve.
Në konferencën e sotme për media me rastin e 100 ditëve të qeverisjes, Filkov ka sqaruar se zgjidhja ligjore do të duhet të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur sepse gjyqësori mund të përballet me problem.
“Kemi një problem real dhe po punojmë për ndryshimet. Mendoj se kufiri i propozuar do të jetë 67 vjet dhe do të vlejë për të gjithë gjyqtarët”, sqaroi Filkov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Mungesa e gjyqtarëve në gjykatat maqedonase ndikon në cilësinë e aktgjykimeve.
Shumica e gjykatave funksionojnë me më pak se një të tretën e gjyqtarëve nga numri total.
Do të ketë kolaps total të drejtësisë në rreth 10 vjet nëse vijon ky ritëm i daljes së gjyqtarëve dhe moszgjedhja e të rinjve – tregoi analiza e joqeveritare.
Filkov: Propozojmë që gjyqtarët të dalin në pension në moshën 67-vjeçare appeared first on Telegrafi.