“Jemi në pritje”, tha sot ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, i pyetur se deri ku është ekstradimi i Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit, të cilët janë dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovcës. Ai kujtoi se këtë e ka diskutuar me homologet e tij kosovare kosovar gjatë seancës së fundit ndërqeveritare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“Atje procedura është në vazhdim dhe presim përfundimin në çdo moment. Kur ta marrim vesh, do ta mësoni edhe ju”, tha Filkov.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhjetë ditë më parë ka theksuar se kjo është edhe çështje e gjykatave dhe prokurorive publike të Maqedonisë dhe Kosovës.

“Jemi në një situatë ku kemi trashëguar një çështje të vjetër dhe kërkon trajtim ligjor dhe gjyqësor, për të cilin dy ministrat tanë po bëjnë çmos për ta zgjidhur sa më shpejt. Le t’u japim edhe pak kohë për ta zgjidhur dhe për t’u kujdesur për problemin”, tha Kurti në konferencën e përbashkët për media me kolegun tij nga RMV, Hristijan Mickoski.

Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut këtë verë përsëri kërkoi ekstradimin e tyre nga Kosova. Kërkesat është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës dhe po pritet përgjigje nga ana e tyre./Telegrafi/

Filkov: Jemi në pritje të përgjigjes nga autoritetet e Kosovës për ekstradimin e Demirit dhe Ismailoviqit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version