Nevojitet unifikimi i partive socialdemokrate dhe një strategji për një qasje të re që do t’i përgjigjet me sukses ndryshimeve që ndodhin në vendet evropiane. Socialdemokratët janë të detyruar të mbrojnë vlerat demokratike dhe të ofrojnë një strategji të qartë për zgjidhjen e problemeve thelbësore me të cilat ballafaqohen qytetarët. Prioriteti kryesor në programin tim si kryetar i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë është riafirmimi i vlerave të vërteta socialdemokrate dhe përshtatja e tyre me nevojat e kontekstit të sotëm socio-ekonomik, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në mbarë Evropën dhe më tej”, tha kryetari i LSDM-së Venko Filipçe në fjalimin në shkollën e 13-të tink tenk “Korçula”.

Siç informojnë nga LSDM-ja, Filipçe ka theksuar se përkundër rrethanave të vështira të brendshme dhe gjeopolitike, qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja ka mbetur në rrugën e reformave të udhëhequr nga parimet socialdemokratike dhe përmirësimi i shërbimeve publike, programeve të ndihmës sociale dhe të drejtave të punës.

“LSDM-ja në periudhën e ardhshme do të luftojë pa u lodhur për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe do të kundërshtojë fuqishëm përpjekjet për nënçmim të punëtorëve dhe punës së tyre. Qeveria e re e djathtë ka politika që planifikojnë të degradojnë të drejtat e punëtorëve në kurriz të kapitalit të madh dhe ta kthejnë vendin në një model kapitalizmi të egër. Në atë model, standardi i qytetarëve do të vuajë shumë dhe do të kontribuojë në rritjen e përshpejtuar të dallimeve sociale. LSDM në programin e saj të ri do të ofrojë një model efikas të rritjes ekonomike ku të drejtat e punëtorëve dhe standardi jetësor do të rriten duke përkrahur rritjen e kompanive dhe ekonomisë. Ne kemi një strategji të qartë se si të arrijmë rezultate më të mira për të gjithë qytetarët”, theksoi Filipçe.

Ai përmendi se Evropa po përballet me një sulm të regjimeve nacionaliste dhe autoritare që përbëjnë një kërcënim për paqen dhe stabilitetin. Prandaj partitë socialdemokrate duhet të bashkohen dhe të gjejnë një rrugëdalje të përbashkët për dalje nga kjo situatë kërcënuese.

Filipçe foli në kuadër të diskutimit “Social Demokracia 3.0 – ndërmjet pesimizmit dhe optimizmit” që është një platformë për dialog ndërmjet politikanëve kryesorë socialdemokratë nga rajoni dhe nga BE-ja, organizatave të shoqërisë civile dhe ekspertëve për të gjetur përgjigjen e duhur për situatën politike dhe drejtimin në të cilin duhet të lëvizë mendimi progresiv socialdemokratik.

Filipçe: Qeveria e re e djathtë po harton politika që do të degradojnë të drejtat e punëtorëve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version