Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në konferencën e sotme për media tha se OBRM-PDUKM dhe koalicioni në 100 ditët e para jo vetëm që nuk e realizuan premtimin për rritje të pagave, por paga mesatare për herë të parë pas shtatë vitet shënuan rënie, por nuk u rrit as paga minimale.
“Për herë të parë pas shtatë vitesh, pagat filluan të bien dhe paga mesatare ra për 1.000 denarë. Nuk ka rritje të pagës minimale në 450 euro, që do të ishte realitet sot me LSDM-në. Mësimdhënësit dhe punëtorët e arsimit morën rritje prej 0.7% në vend të 12% të planifikuar nga LSDM. Thonë se po të ishte mirë ekonomia, ndoshta edhe pagat do të rriteshin”, tha Filipçe.
Ai theksoi se politikat e tilla të pushtetit aktual degradojnë plotësisht punëtorët dhe të drejtat e tyre.
Filipçe theksoi se pushteti aktual nuk e ka mbrojtur as standardin jetësor të qytetarëve, sepse me masat për gjoja uljen e e çmimit të ushqimeve u ndal në anën e tregtarëve.
“Derisa pagat po ulen pagat dhe standardi, Qeveria as që i mbrojti qytetarët nga çmimet e larta dhe lakmia e tregtarëve. Masat janë të vonuara dhe joefektive. Për OBRM-PDUKM-në interesi i tregtarëve është më i rëndësishëm se interesi i qytetarëve”, theksoi Filipçe.
Më herët, LSDM-ja njoftoi se nga një vend me perspektivë të qartë të ardhme, plan të qartë për zhvillim dhe rritje në çdo fushë brenda BE-së, Mickoski vendosi ta mbyllë dhe izolojë vendin, duke e shkatërruar shpresën se këtu do të jetë më mirë./Telegrafi/
Filipçe: Për OBRM-PDUKM-në interesi i tregtarëve është më i rëndësishëm se interesi i qytetarëve appeared first on Telegrafi.