Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe ka hedhur poshtë akuzat se me ligjin për “branitellat” po tentohet nxitje e tensioneve ndëretnike.
Ai tha se LSDM-ja është e gatshme që të diskutojë me të gjitha palët në Kuvend me qëllim arsyetimin e këtij ligji.
“Ky ligj është me qëllim që t’i dilet në ndihmë nevojave reale të qytetarëve edhe të personave që kanë invaliditet, që kanë mbijetuar por edhe familjeve që kanë anëtarë të vdekur. Kështu që vlerësoj se gjithçka që mund të bëjmë në interes të qytetarëve ne e bëjmë dhe do ta bëjmë edhe më tej. Dhe këtu aspak nuk ka asnjë dimension të ndonjë ndarjeje etnike ose nxitje të tensioneve ndëretnike”, deklaroi Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.
Filipçe për ligjin për “branitellat”: Nuk provokon asnjë etni, jemi të gatshëm për diskutim appeared first on Telegrafi.