Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejtë integrimit në BE, është humbje e madhe për vendin është katastrofë për qytetarët, vlerëson partia më e madhe opozitare në vend – LSDM.

Kreu i saj, Venko Filipçe tha se kryeministri dhe VMRO-ja humbën edhe një mundësi të madhe që në këtë vend të jetohet më mirë. Ai ka akuzuar Qeverinë se në vend së të përmirësojë raportet me fqinjët, ajo po krijon atmosferë tensionuese .

“Me këtë vendim qartësohet se Shqipëria do të marrë dritë jeshile për vazhdim të fazës së dytë të bisedimeve me Bashkimin Europian dhe hapjen e klasterit të parë. Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut është humbje e madhe e politikave të Qeverisë në planin për Integrim Europian të vendit. Kjo është një katastrofë për të ardhmen e qytetarëve”.

“Për fat të keq, ky rast i ri i humbur do të ndikojë në shumë familje dhe mbi një gjeneratë të tërë të re. Kryeministri dhe VMRO-ja humbën edhe një mundësi të madhe që në këtë vend të jetohet më mirë”, tha Filipçe.

Filipçe: OBRM-PDUKM dhe Mickoski humbën edhe një mundësi appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version