LSDM-ja jo vetëm që do të mbijetojë, por do të jetë parti fituese, tha ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filkipçe, i cili sot ka dorëzuar kandidaturën e tij për kryetar të ardhshëm të LSDM-së.
Deputeti aktual para selisë së LSDM-së tha se ka mbështetjen e ish-funksionarëve, ndër të cilët edhe ish-liderin Zoran Zaev, dhe se nuk e pranon propozimin e kundërshtarit të tij Jovan Despotovski, që ai që humbet në zgjedhjet partiake të mos kenë të drejtë të kërkojnë detyrë nëpërmjet partisë në të ardhmen.
“Fakti që kam raporte të shkëlqyera me Zaevin, por edhe marrëdhënie të mira me zyrtarët e mëparshëm, janë parakusht i mirë për bashkim në parti.
Nuk mendoj se duhet të ketë kufizime. Kryetari që do të zgjidhet duhet të formojë në mënyrë të pavarur ekipin më pas. Nuk duhet të ketë ndarje në fillim, kjo nuk na duhej. Duhet të ketë lojë të ndershme”, tha Filipçe.
Ai shtoi se me kandidimin e tij paraqet programin e tij partiak, të cilin e ka përpiluar pasi ka biseduar me anëtarët dhe ka skanuar nevojat e tyre./Telegrafi/
Filipçe: Nuk kam vetëm mbështetjen e Zaevit, por edhe të ish-funksionarëve tjerë appeared first on Telegrafi.