Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot në një deklaratë për media sërish apeloi deri te kryeministri Mickoski dhe Qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM që në seancën e Kuvendit para deputetëve dhe qytetarëve të deklarojnë planin për integrimet evropiane të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Procesi i integrimeve evropiane të vendit është i bllokuar nga Qeveria, konsideron Filipçe, andaj janë të obliguar që qytetarëve t’u tregojnë planin me të cilin do të përmirësonin pozitat e tyre në procesin e negociatave ashtu siç e kishin premtuar në periudhën zgjedhore.

“Ata thanë se kanë një lloj plani, një lloj mbështetje nga disa vende, se do të përmirësojnë kushtet tona në procesin e negociatave, por ne nuk kemi parë asgjë nga kjo deri më tani. Ne nuk kemi parë asnjë përpjekje për të përmirësuar pozicionin tonë negociator, as nuk kemi një kornizë kohore se kur do të ndodhë kjo, prandaj është e nevojshme që ajo seancë parlamentare të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur që Qeveria dhe Kryeministri ta thonë planin për procesin tonë eurointegrues”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.

Filipçe shton se LSDM-ja do të mbështesë çdo strategji qeveritare që nënkupton jetë më të mirë për qytetarët, por nuk do të pranojnë “parulla tubimesh” dhe premtime boshe./Telegrafi/

Filipçe: Mickoski e ka për obligim që qytetarëve dhe deputetëve t’u tregojë planin për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version