Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka bërë të ditur se LSDM-ja do të garojë me kandidatët më të mirë për kryetar komune dhe këshilltarë në zgjedhjet lokale.

“Do t’i përzgjedhim në një proces të gjerë konsultativ, në radhë të parë me anëtarësinë, e më pas me anketa me të gjithë qytetarët.

Qytetarët meritojnë të udhëhiqen nga më të mirët dhe ata që mund të kontribuojnë më së shumti për secilën komunë. Krahas mbështetjes së anëtarëve dhe qytetarëve, kandidatët duhet të kenë kualifikimet dhe përvojën e nevojshme për pozicionin për të cilin konkurrojnë.

“Sot në Koçan, në një takim pune me kryesinë e re, biseduam për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve”, shkruan Filipçe në profilin e tij në Facebook.

Filipçe: Kandidatët për kryetar komunash duhet të kenë kualifikimet dhe përvojën e nevojshme appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version