Kreu i LSDM-së Venko Filipçe në një takim me banorët në Mavrovë-Rostushë tha se dëshpërimi i qytetarëve nga qeveria e Hristijan Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së është i madh dhe i pranishëm në të gjithë vendin.

“Nuk u mbajtën premtimet parazgjedhore, ndërsa Qeveria është bërë burim i skandaleve të përditshme për të cilat nuk ka përgjegjësi. Më së shumti reagime ka për ndërprerjen e politikave për rritje të vazhdueshme të pagave në të gjithë sektorët në kohën kur ka rritje të shpenzimeve për jetë. Qeveria e cila nuk rrit pagat nuk kujdeset për njerëzit”, tha Filipçe.

Ai theksoi se LSDM-ja në kohën kur përballej me kriza të mëdha shëndetësore dhe ekonomike arrinte t’i rrisë pagat dhe të dëshmojë kujdes për punëtorët.

“Hristijan Mickoski dhe Qeveria e tij ndërprenë rritjen e pagave dhe kthyen konceptin e OBRM-PDUKM-së për t’u bërë vend i fuqisë së lirë punëtore. Kjo është e gabuar dhe rrezikon standardin e punëtorëve. Çfarëdo qoftë arsyetimi nuk mban. Detyrë e Mickoskit është të sigurojë para për paga më të larta”, tha Filipçe.

Filipçe: Dëshpërimi i qytetarëve nga qeveria aktuale është shumë i madh appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version