Repbulika e Maqedonisë së Veriut vlerësohet pozitivisht nga Agjencia e Kreditit “FICH” për politikat e saj makroekonomike të besueshme dhe konsistente, duke ruajtur klasifikimin e kreditit në “BB+” me një perspektivë të qëndrueshme. Sipas raportit të fundit të FICH-it, pritet që rritja ekonomike të forcohet në vitin 2024, ndërsa deficiti buxhetor dhe inflacioni pritet të ulen.
Rritja ekonomike pritet të ndikohet kryesisht nga konsumi privat, projekti i autostradës në korridoret 8 dhe 10d, si dhe investimet e huaja direkte. FICH parashikon që kjo rritje të vazhdojë edhe në 2025, duke marrë parasysh perspektivën e përmirësuar me partnerët kryesorë tregtarë dhe mbështetjen e Planit të ri Evropian për rritjen e Ballkanit Perëndimor.
Deficiti buxhetor pritet të ulet në vitin 2024, duke u mbështetur në masat e marra për të rritur të ardhurat dhe aktivitetin ekonomik, si dhe në kursimet në fushën e subvencioneve energjetike dhe bujqësore.
Inflacioni është normalizuar, duke u ulur në 3% në shkurt dhe pritet të jetë në mesataren e 3.7% në vitin 2024 dhe 2.8% në vitin 2025. Ministria e Financave thekson se procesi i integrimit europian dhe zbatimi i reformave kanë një ndikim pozitiv në këtë tendencë.
Vlerësimi i kreditit është një tregues i rëndësishëm për investitorët potencialë dhe vërehet se Maqedonia e Veriut ka ruajtur klasifikimin e kreditit “BB+” me një perspektivë të qëndrueshme që nga viti 2019. Agjencia e kreditit “Standard and Poors” gjithashtu ka vlerësuar pozitivisht politikat e vendit për konsolidimin fiskal dhe rritjen ekonomike në fillim të vitit.
FICH: Politikat makroekonomike në Maqedonisë së Veriut të vlerësuara si të besueshme dhe konsistente appeared first on Telegrafi.