
Zv. kryeministri Arben Fetai ka zhvilluar sot një takim të rëndësishëm me Nicole Varnes, zëvendës shefe e Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shkup, njoftojnë nga kabineti i Fetait.
Në fokus të bisedës, siç theksojnë nga atje, ishte forcimi i koordinimit ndërinstitucional dhe mbështetja e vazhdueshme amerikane në luftën kundër korrupsionit në vend.
“Krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk njohin kufij. Këto janë sfida transnacionale që kërkojnë përgjigje të përbashkët, angazhim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim të thelluar ndërkombëtar”, u shpreh Fetai pas takimit.
Ai theksoi se mbështetja konsistente nga Shtetet e Bashkuara dhe partneriteti i ngushtë me Ambasadën amerikane janë thelbësore për zhvillimin demokratik dhe sundimin e ligjit në vend.
Fetai: Partneriteti i ngushtë me Ambasadën amerikane janë thelbësore për zhvillimin demokratik dhe sundimin e ligjit appeared first on Telegrafi.