
Zv. kryeministri Arben Fetai sot takoi kryetarin e Partisë së Veprimit Demokratik, Bakir Izetbegoviç me të cilin diskutuan për zhvillimet politike në Bosnje-Hercegovinë dhe në Maqedoninë e Veriut.
“Sot në Sarajevë, pata kënaqësinë të takoj Presidentin e Partisë së Veprimit Demokratik, Bakir Izetbegoviç, me të cilin diskutuam për zhvillimet politike në Bosnje-Hercegovinë dhe në Maqedoninë e Veriut, si dhe për sfidat dhe perspektivat më të gjera rajonale.
Zoti Izetbegoviç më njoftoi për sulmin ndaj rendit kushtetues të Bosnje-Hercegovinës nga ana e Milorad Dodikut dhe autoriteteve të Republikës Serbe, si dhe rreziqet që sjellin këto veprime për stabilitetin e të gjithë rajonit.
Një fokus i veçantë iu kushtua procesit të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Me zotin Izetbegoviç, theksuam rëndësinë e vazhdimit të reformave evropiane dhe forcimit të bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje-Hercegovinës në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal mbeten faktorë kyç për progresin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit tonë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Fetai-Izetbegoviç: Stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal mbeten faktorë kyç në zhvillimin e rajonit appeared first on Telegrafi.