Zëdhënësi i parë shqiptar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM), Faton Zylbehari, ka folur për sulmin fizik ndaj kryetarit të FFM-së, Muhamed Sejdini, që ndodhi para disa ditësh.
Në emisionin “PodGo” në Telegrafi Maqedoni, Zylbehari tha se Sejdini ka kërkuar që të mos bëhet temë në media sulmi fizik ndaj tij, duke përmendur një rast tjetër në të cilin një refer shpëtoi një futbollist në një ndeshje në ligën e dytë. Megjithatë, Zylbehari tha se pa pasur sulm fizik ndaj Sejdinit, ndërsa si arsye aludoi në zgjedhjet e rregullta që pritet të mbahen në FFM.
“Ka sulm jo vetëm fizik, pretendohen ndryshime në krye të Federatës, që është normale pas shtatë vitesh. Qëndrimi i kryetarit është që vitin e ardhshëm të kandidojë sërish. Vitin e ardhshëm ka kuvend zgjedhor, 25 lidhje komunale janë në Maqedoni, secila mund të kandidojë një person, ai që merr më shumë vota zgjidhet kryetar. Nuk e di kush do të jetë kundërkandidat dhe nuk më intereson, nuk dua të flas për këtë temë”, tha mes tjerash Zylbehari.
Faton Zylbehari për sulmin ndaj kryetarit të FFM-së: Maqedonia është e vogël, gjithçka merret vesh appeared first on Telegrafi.