Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, sot priti në takim familjarët e të vdekurve në zjarrin në Koçan në ambientet e ministrisë, pasi ata më parë kishin protestuar para ndërtesës së Prokurorisë Publike të RMV-së dhe para Kuvendit.

Në takim, prindërit e pyetën pse hetimi po zhvillohej në mënyrë selektive, por ata shprehën gjithashtu pakënaqësi që autorët e vërtetë të vdekjeve të fëmijëve të tyre nuk po arrestohen.

Toshkovski u tha familjarëve se drejtësia duhet të vihet në vend në këtë rast, duke theksuar se në interes të hetimit, ai nuk mund të ndajë më shumë detaje.

“Të kuptoj ty dhe e kuptoj zemërimin tënd. Nuk dua ta bëj politikë këtë. Nuk mendoj se këta fëmijë e meritojnë këtë. Hetimi është ende duke vazhduar. Deri më tani, 70 persona janë të dyshuar”, tha ai.

Ai theksoi se një ministër aktual, drejtorë aktualë dhe kryetari aktual i bashkisë janë gjithashtu të dyshuar në këtë rast.

Pas përplasjes verbale që patën familjarët me Toshkovskin, takimi midis tyre vazhdoi pa praninë e mediave.

Gjithashtu disa nga prindërit e të vdekurve në zjarr hynë sot në ndërtesën e Prokurorisë, pasi u ftuan atje për të mësuar rreth të gjitha aspekteve të procedurës hetimore./Telegrafi/

Familjarët e të vdekurve në Koçan kërkojnë drejtësi: Hetimi po zhvillohet në mënyrë selektive appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version