Gjykata Penale e Shkupit sot ka shpallur aktgjykimin për aksidentin tragjik në Llaskarcë, në të cilin humbën jetën 16 persona, ndërsa mbi 30 të tjerë u lënduan.
Dënimin më të lartë e mori shoferi i autobusit, Manuel Tripunovski, i cili u dënua me 14 vite burg, ndërsa pronari i kompanisë “Durmo Tours” u dënua me katër vite burg.
Për familjarët e të vdekurve në aksidentin e autobusit, Gjykata është treguar e butë ndaj të akuzuarve të parë.
“Si mund të jemi të kënaqur, sidomos ndaj të akuzuarve të parë, mendojmë se dënimet janë minimale, ky ishte aksidenti më i rëndë në historinë e ekzistencës së Gostivarit”, tha njëri nga familjarët e të vdekurve pas leximit të aktgjykimit.
Ndryshe, gjashtë të akuzuarit për këtë rast u dënuan me gjithsej 39 vite burg. Procesi gjyqësor filloi para pesë viteve, ndërsa aksidenti ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019, kur autobusi i “Durmo Turs” i cili i mbushur me udhëtarë (shumica nga Gostivari), u aksidentua në rrugën Shkup – Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarcë./Telegrafi/
Familjarët e të vdekurve në aksidentin në Llaskarcë të pakënaqur me dënimet e shqiptuara nga gjykata appeared first on Telegrafi.